Filmi do të shfaqet premierë në kryeqytetin italian dhe më pas në Londër

Aktori amerikan, Tom Cruise u përshëndet me fansat jashtë një hoteli në Romë, një ditë përpara premierës së filmit “Mission Impossible”. Cruise ishte i shoqëruar nga disa truproja të tij, teksa përshëndeti fansat e entuziazmuar.

Aktori kthehet në rolin e tij kryesor në filmin e ardhshëm “Mission: Impossible – Dead Reckoning Part One” së bashku me një kast aktorësh të njohur si Hayley Atwell, Simon Pegg, Rebecca Ferguson dhe Vanessa Kirby.

Ashtu si në çdo film tjetër “Mission Impossible” edhe në filmin e ri Crusie do të vazhdojë sërish të ngrejë nivelin e skenave të rrezikshme. Por sfida e tij më e madhe është t’i bëjë sërish dashamirësit e kinematografisë të mbërthyer pas ekranit.

Filmi do të shfaqet premierë në Romë përpara se Cruise dhe anëtarët e kastit të marrin pjesë në premierën e filmit në Londër që do të zhvillohet më 22 Qershor.

Klan News