Mbetet mister shkaku i shpërthimit të fuqishëm në Hagë, mëngjesin e të shtunës që shembi pjesërisht një pallat banimi.
Hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë që shpërthimi mund të ketë qenë i qëllimshëm. Zyrtarët e policisë thanë se një automjet ishte fiksuar nga kamerat e sigurisë të largohej me shpejtësi nga vendngjarja në momentin e tragjedisë. Një tjetër pistë, që deri më tani konsiderohet si më e mundshmja është që ngjarja të ketë qenë aksidentale.
Banorët e zonës kanë bërë të ditur se fuqia e shpërthimit ishte si ajo e një tërmeti. Shembja e pallatit 3-katësh shkaktoi vdekjen e të paktën 5 banorëve. Ekipet e emergjencës janë duke punuar për gjetjen e të tjerë personave nën rrënoja. Nuk përjashtohet mundësia e thellimit të bilancit të viktimave.
Klan News