Mbeten mister motivet e një sulmi të përgjakshëm me armë rreth mesnatës mes të Enjtes dhe të Premtes në Indianapolis të Shteteve të Bashkuara.

Një person i armatosur hyri në zyrat postare të kompanisë Fedex pranë aeroportit të qytetit dhe vrau 8 persona e u shkaktoi plagë 60 të tjerëve. Më pas, autori që deri më tani mendohet se ka vepruar i vetëm, u vetëvra.

Shkaqet e këtij sulmi janë ende të paqarta. Nga ngjarja kanë kaluar mbi 15 orë dhe policia amerikane nuk ka publikuar as identitetin e autorit e as pistat e dyshimet për shkaqet që e çuan atë të kryejë këtë masakër.

Ngjarja shërben megjithatë si një tjetër tregues për shtimin me ritme të frikshme të numrit të viktimave nga sulmet me armë, pasi në rreth 45 ditë kanë humbur jetën mbi 38 persona në ngjarje të tilla.

Gati gjysma e popullsisë amerikane disponojnë armë, ndërsa presidenti Bajden bëri thirrje për ashpërsimin e masave për blerjen e tyre.  

Tv Klan