Një gjallesë misterioze që nuk është parë kurrë që pasi u zbulua në vitin 1925 është filmuar për herë të parë.
Ekzistenca e kallamarit vigan dihej pasi ishte gjetur në barkun e balenave, por deri më tani nuk ishte parë asnjëherë në habitatin natyror.
Një ekip në bordin e Falkor, një mjeti lundrues të Schmidt Ocean Institute arriti ta filmonte teksa notonte në thellësitë e ujërave midis Argjentinës dhe Antarktidës.

Kallamari i vogël, me përmasa 30 centimetra, u gjet pranë ishujve të South Sandwich në 600 metra thellësi.
Videoja është bërë publike dhe në të shfaqet molusku, i cili është i tejdukshëm për shkak se është ende i vogël. Ai lëviz duke përdorur tentakulat e tij.
Kallamari vigan bën pjesë në familjen e kallamarëve xham, ku të rriturit mendohet se rriten deri në 7 metra dhe peshojnë rreth 500 kilogramë.
Mesonychoteuthis hamiltoni janë jo kurrizorët më të rëndë në planet dhe me kalimin e viteve reshtin së qenuri të tejdukshëm. Një nga karakteristikat e tyre janë çengelat në mes të tetë tentakulave që i bëjnë të dallueshëm.

Në muajin janar, i njëjti ekip filmoi për herë të parë kallamarin akullnajor në Oqeanin Jugor që rrethon Antarktidën./tvklan.al