Prindërit e një studenteje, e cila u zhduk 40 vite më parë, kanë fituar një pikë kyçe në çështjen e tyre për të zgjidhur misterin rreth vdekjes së saj. Mbetjet e Jessie Earl u zbuluan nga një familje në një tokë të djerrë në 1989-ën.

Policia mendonte se ato i përkisnin aristokratit Lord Lucan i cili u zhduk në vitin 1974 pas pretendimeve se kishte vrarë dadon e familjes Sandra Rivett. Por tashmë është zbuluar se ato i përkisnin 22-vjeçares Jessie, e cila u identifikua nga dhëmbët.

Ajo u gjet lakuriq pranë Eastburne. Ora, unaza dhe shumica e veshjeve ishin zhdukur. E vetmja gjë që u gjet ishin reçipetat të lidhura nyje.

E ëma Val tashmë 88 vjeçe dhe babai i saj John, 92 vjeç, ishin të bindur që vajza e tyre ishte vrarë, por mjeku ligjor e la çështjen e hapur në fillim. Kjo gjë nuk u jepte mundësinë atyre që të vijonin hetimet. Mirëpo tashmë me zbulimin e ri, kanë marrë leje të apelojnë atë verdikt dhe do të kenë mundësi që të nisin hetime të reja.

“Kemi pritur 30 vjet për të vërtetën dhe na thanë se nuk mund të arrihej. Para hetimit të  parë policia tha se mund të mos e marrim verdiktin që duam. Nuk mund të shihja nëse kishte ndonjë gjë tjetër veç vrasjes”, tha Val.

Avokati i familjes beson se Jessie mund të jetë vrarë nga vrasësi serial Peter Tobin i cili po vuan burgim të përjetshëm pasi u mori jetën tre vajzave të tjera të reja. Ky person jetonte në Susex kur Jessie u zhduk./tvklan.al