Misteri i fshatit ku vajzat shndërrohen në djem

Posta

Misteri i fshatit ku vajzat shndërrohen në djem

21:50 08/08/2017

Vajzat në një fshat të izoluar të Karaibeve kthehen në meshkujt kur arrijnë moshën e pubertetit, për shkak të një çrregullimi të rrallë genetik.

Përllogaritet se 1 në 90 fëmijë të lindur në Salias, në Republikën Domenikane, e nisin këtë tranzicion në moshën 12 - vjeçare.

Është kaq e shpeshtë, sa tashmë nuk konsiderohet më anormale.

Këta fëmijë, të njohur si

pseudo hermafroditë

, u sollën në vëmendje në një dokumentar të BBC2.

Realizuesit e dokumentarit takojnë Johnny, i cili lindi femër dhe quhej Felicitia. Kur ishte fëmijë, ai nuk kishte organ gjenital mashkullor. Sot 24 vjeç, ai është fizikisht dhe biologjikisht mashkull, një proces që nisi kur ai ishte 7 vjeç.

"Më kujtohet që vishja një fustan të kuq të vogël. Linda në shtëpi dhe ata nuk e dinin ca gjinie isha",

rrëfen i riu.

"Shkova në shkollë dhe vishja fund. Nuk më pëlqente të vishesha si vajzë. Kur me blinin lodra vajzash nuk i prekja me dorë. E vetmja gjë që doja të bëja ishte që të lozja me djemtë".

Ky çrregullim i rrallë genetik shkaktohet nga mungesa e një enzime, që parandalon prodhimin e një tipi hormonesh mashkullore,

dihydro-testosterone

në mitër.

Të gjitha foshnjet në mitër, qofshin meshkuj apo femra, kanë gjëndra të brendshme të njohura si gonade dhe një gungë mes këmbëve të quajtur tuberkule.

Kur janë rreth 8 javësh, bebet meshkuj që kanë kromozomin Y nisin të prodhojnë

dihydro-testosterone

me shumicë, duke formuar kështu organin gjenital të mashkullit. E njëjta gjë ndodh edhe tek femrat.

Por te disa foshnje meshkuj enzima 5-α-reduktazë, e cila shkakton rritje të hormoneve mungon. Kjo do të thotë se kur lindin, ata duken femra, me organe gjenitale që i përngjajnë më shumë kësaj të fundit.

Por kur futen në fazën e pubertetit, çlirohet një sasi e madhe testosteronesh dhe organet riprodhuese mashkullore nisin të formohen. Kjo bën që i gjithë fiziku të ndryshojë.

Me pak fjalë, ajo që duhet të kishte ndodhur në bark të nënës, tek këto fëmijë ndodh rreth moshës 12 vjeç.

Dukumentari

Countdown to Life – the extraordinary making of you,

transmetohet më 21 Shtator në BBC2, në orën 21:00./tvklan.al

OTP
Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
AZHBR
UKT
Grupi
UKT