Vrasja e çiftit, Shpëtim dhe Teuta Pasho, ka tronditur të gjithë Italinë. Kjo ngjarje makabre kishte kohë që nuk ishte dëgjuar në vend dhe tashmë hetuesit janë në një presion të madh për të zbuluar se kush fshihet pas krimit.

Tashmë kjo ngjarje nga mediat në vend njihet si “Misteri i Sollicciano”, pasi ende nuk dihet se fshihet pas krimit të rëndë, pasi trupat e viktimave para se të coptoheshin dhe të futeshin në valixhe ishin dhunuar.

Nga dita kur banori i zonës, Michele Adiletta, i cili gjeti valixhen e parë me trupat e viktimave, janë zbuluar detaje të reja dhe zbardhja e ngjarjes mund të jetë shumë afër.

ADN-ja: Deri tani është konfirmuar se një prej trupave i përket Shpëtim Pashos, i cili është zbuluar nga shenjat e gishtërinjve, por dhe nga një tatuazh që kishte në krah me shenjën e spirancës, mbishkrimin “Vlora” dhe inicialet “SH.P.”. Ndërkohë priten analizat e ADN-së për të zyrtarizuar nëse trupi tjetër i përket bashkëshortes së tij Teuta Pashos.

Brenda valixheve hetuesit kanë gjetur dhe shume sende të tjera përveç trupave. Si prova hetuesit kanë në duar litar, e rroba ku mund të gjejnë gjurmë gjenetike që mund të zbulojnë autorët.

Shtëpia ku kishin jetuar: Përveç kërkimeve në zonën ku u gjetën trupat e copëtuar hetuesit janë duke parë dhe për prova të tjera. Tashmë hetimt janë shtrirë dhe në zonën e Novoli dhe Castello, pasi çifiti kishte marë me qira dy banesa vitet e fundit. Një tjetër provë e rëndësishme është dhe veshja e Teuta Pashos. Sipas hetuesve ajo ishte me rroba shtëpie, gjë që tregon se vrasja e tyre mund të ketë ndodhur në banesë.

Valixhet në pyll: Hetuesit nuk kanë ende një datë të saktë se kur mund të jenë hedhur valixhet me trupat e copëtuar në pyll. Por nga dëshmia e fermerit që gjeti valixhen e parë mendohet që ngjarja të ketë ndodhur jo shumë kohë më parë.

Kockat si prova: Nga ekzaminimet e bëra deri tani mësohet se trupat e viktimave nuk janë hedhur direkt në pyll. Kockat e viktimave sipas ekspertëve tregojnë se ato mund të jenë ruajtur në ngrirje për pak kohë. Por hetuesit shprehen se dhe kjo enigmë është drejt zgjidhjes.

Hedhja e çrregullt e valixheve: Trupat e viktimave nuk janë gjeutr në një vend. Valixhja e parë e gjetur nga fermeri është në një distancë disa qindra metra nga valixhet e tjera. Kjo për hetueist do të thotë se ato janë hedhur nga një makinë në lëvizje, e cila nuk është një veturë por një automjet i madh dhe mund të kenë qenë dy persona që i kanë hedhur në pyll, për shkak të peshës së madhe të tyre.  

Vrasje me forcë dhe pa gjak: Nga hetimet e deritanishme mësohet se ata që kanë vrarë çiftin kanë përdorur forcë dhe dhunë. Po ashtu ndarja e trupit në copa mund të jetë bërë me një sharrë elektrike dhe është përdorur një material për mpiksjen e gjakut që të lihej sa më pak gjurmë gjatë aktit makabër./tvklan.al