Miti Marilyn Monroe

Miti Marilyn Monroe

14:57 06/08/2018

Nudo, me receptorin e telefonit në dorë, Marlilyn Monroe gjendet e vdekur në dhomën e saj të gjumit në Los Angeles në 5 Gusht të vitit 1962. Nga ajo natë kanë kaluar 56 vjet dhe vdekja e saj ende shoqërohet me mister.

Teoria më e besueshme është ajo e vetëvrasjes si pasojë e një koktaili me qetësues. Versioni i dytë është ai e vrasjes nga familja presidenciale Kenedy, pas kërcënimit të saj se do të bënte publike lidhjen me Bob, vëllain e ish-presidentit Kenedy.

Norma Jeane Mortenson, siç quhej ajo në jetën reale, 36 vitet i jetoi me vështirësi. Një fëmijëri të lënë shumë shpejt, me shumë abuzime dhe më pas me sfidat e industrisë së filmit.

Por pavarësish historive të shumta mbi vdekjen e saj, po atë natë, më 5 gusht 1962 lindi edhe miti Monroe. Një ikonë e bukurisë femërore. Në 15 vite karriere ajo realizoi 30 filma, “Si burrat preferojnë biondet”, “Niagara”, “Si të martohesh me një milioner”, etj.

Tv Klan
Të ngjashme
UKT