Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

17 mujori i vdekjes së simbolit të dhjetorit Azem Hajdari, rimbledh demokratët e simpatizantët vije në sheshin Skënderbej. Ka nisur si zakonisht krejt paqësisht ky miting i radhës ku për më shumë se njëçerek ore janë dëgjuar veç këngë kudhtuar liderit demokrat Azem Hajdari dhe badigardit të tij të vrarë. Një minut heshtje në përkujtim të tyre dhe parrulla kundër qeverisë.

Ndërkohë që nga njerëzit demokrat të tribunës i është kujtuar qeverisë dhe socialistëve të realizojnë ato me të cilat ata kanë akuzuar PD kur ajo ishte në pushtet, kthimin e parave, shkaktarët e trazirave dhe zotimin e fundit për gjetjen e vrasësve të Azem Hajdarit.

Pjetër Arbnori ka kujtuar urdhrin e dhënë nga ministri Poçi për ndalimin e këtij mitingu, por ajo që duket sot është se PD po fiton. Nuk kemi nevojë është shprhur Arbnori ne për polici, por ajo ka për detyrë të ruaj vjedhjet.

Kreu i demokratëve Sali Berisha ka kujtuar tek të gjithë amanetin e Azemit të madh që vdiq i tillë për shqipërinë. Trafiqet janë monopole kusarësh dhe qeveritarësh. Në këtë miting është protestuar edhe mbi ligjin e KQZ. Pas kësaj kujtese në shesh është vazhduar përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” me disa ndalesa në kryeministri e presidencë dhe më tej janë shpërndarë qetësisht./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti