Gazetari Besar Bajraktaraj ka raportuar zhvillimet e fundit të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë.

Ai raporton se në Mitrovicën e Veriut ka një pjesëmarrje të ulët të votuesve ndryshe nga ajo në Mitrovicën e Jugut ku pjesëmarrja është e lartë.

Deri më tani në Mitrovicën e Veriut nga 18 781 voutesve kanë votuar vetëm 225, ndërsa në Jug kanë votuar 9742 qytetarë nga 81 482 në total.

Gazetari thotë se në Veri shumica e votuesve janë serb.

“Ka pasur një pjesëmarrje më të lartë se sa gjatë orëve të paradites. Në shumicën e qendrave të votimit shumica e qytetarëve janë pjesë e komunitetit serb, por ka shqiptarë dhe boshnjakë. Në Mitrovicën e Veriut ka pasur një pjesëmarrje të ulët krahasur me numrin total të qytetarëve  të cilët kanë të drejtën e votës dhe nga 18 781 qytetarë që kanë të drejtë vote kanë marrë pjesë 225 votues si Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Megjithatë një numër më i lartë është në Mitrovicën e Jugut, ku nga 81 482 votues kanë votuar 9.75% (9742 qytetarë)”, bën me dije gazetari.

/tvklan.al