Mitrovica e Veriut në heshtje zgjedhore

Mitrovica e Veriut në heshtje zgjedhore

15:35 18/05/2019

Janë bërë të gjitha përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat veriore të Kosovës. Është hera e parë që në komunat veriore kandidatët për të kryetar nga komuniteti serb janë vetëm të një partie, ajo e Listës Serbe.

Partia Qytetare Serbe e Oliver Ivanoviçit, i vrarë para më shumë se një viti, ka vendosur të mos ketë asnjë kandidat për shkak se besojnë se edhe këto zgjedhje nuk do të jen të drejta dhe demokratike, e aq më pak kur ende nuk janë zbuluar vrasësit e Ivanoviçit.

“Nga bisedat private që kam me qytetarë vërehet presioni tek ata i cili vazhdon të mos ndalet. Ka ende presion posaqërisht të punonjësit e institucioneve që detyrohen të dalin masivisht në zgjedhje. I kemi pasur dy procese zgjedhore dhe dy vrasje të kandidatëve. Me vrasjen e Ivanoviçit është vrarë demkracia. Nuk kemi marrë pjesë në këtë proces zgjedhor pasi për 16 muaj nuk është gjetur vrasësi i kryetarit tonë. Derisa nuk gjenden vrasësit pak njerëz kanë guxim të dalin në zgjedhje”.

Ndërsa nga viti 2013 në zgjedhje lokale në komunat që udhëhiqen nga serbët gjithashtu nuk garon Partia Liberale Serbe e udhëhequr nga Sllobodan Petroviç.

Thotë se këtë e bëjnë për shkak të frikës pasi që kandidat i tyre është vrarë në vitin 2014.

“Të gjithë e kanë të qartë se nuk ekzistojnë kushtet dhe si rezultat i kësaj askush tjetër nuk guxon të kandidojë pos përfaqësuesve të Listës Serbe. Dhe kjo është diçka mëse e dukshme. Këto zgjedhje nuk do të ndryshojnë asgjë. Kemi një situatë ku të njëjtit kandidatë që kanë dhënë dorëheqje janë përsëri në garë”.

Në këto zgjedhje, përveç Listës Serbe për kryetar të komunave veriore kanë kandiduar edhe Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Katër kryetarë të komunave serbe nga komuniteti serb patën dhënë dorëheqje nga postet e tyre për shkak të taksës së vënë nga qeveria e Kosovës ndaj produkteve serbe ndërsa tre prej tyre janë rikandiduar në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT