Grekët do ta presin datën 31 Dhjetor dhe ndërrimin e viteve duke u vaksinuar.

Pas kthimit nga Brukseli ku dështoi për të detyruar BE-në të vendoste sanksione të ashpra ndaj Turqisë, Kryeministri grek Mitsotakis, ka deklaruar se më 31 Dhjetor pasi Agjencia Evropiane e Barnave të miratojë vaksinën e parë Pfizer, grekët do të kenë mundësinë për t’u vaksinuar ndaj koronavirusit.

Mitsotakis tregoi gatishmërinë dhe përpjekjet me të gjitha ministritë përkatëse mbi çështjen e përgatitjes së vaksinimit, ndërsa po monitoron nga afër planin e vaksinimit. Ky është ushtrimi më i vështirë shëndetësor që vendi ka ndërmarrë tha, Mitsotakis duke shtuar se nëse është e nevojshme do të ketë mbështetje nga Forcat e Armatosura.

Mitsotakis shpjegoi se 1,018 qendra vaksinimi tashmë janë duke u përgatitur për fushatën e vaksinimit, si dhe 65 ekipe të lëvizshme në të gjithë territorin grek.

Klan Plus