Mitsotakis kritikon bllokimin e negociatave

Posta

Mitsotakis kritikon bllokimin e negociatave

15:32 20/10/2019

“Zhvillim jo i mirë për rajonin dhe stabilitetin e Ballkanit”

Vendeve anëtare që kritikuan bllokimin e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, i shtohet edhe Greqia. Teksa komentoi punimet e samitit të liderëve të Bashkimit Europian, Kryeministri Mitsotakis tha se refuzimi për t’i dhënë dritën jeshile dy vendeve është në dëm të gjithë rajonit.

“Konsideroj se nuk është një zhvillim i mirë, as në përgjithësi për stabilitetin e Ballkanit, por as për vetë Greqinë. Sepse arma kryesore që ka Greqia me qëllim që të trajtojë probleme që ka me këto dy vende, ka të bëjë me perspektivën europiane të tyre. Sa më afër një kursi europian të ndodhen këto dy vende, aq më shumë na jepet mundësia në kuadër të ndryshimeve që po bëjnë këto vende për të ardhur më pranë familjes europiane, të trajtojmë edhe probleme që ne kemi në planin dypalësh”.

Edhe Ministria e Jashtme greke thekson në një deklaratë për shtyp se “Greqia do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e vendeve të rajonit për të realizuar reformat e kërkuara. Në të njëjtën kohë i fton vendet anëtare të Bashkimit Europian të bashkëpunojnë për konkretizimin e perspektivës europiane të Ballkanit Perëndimor në dobi të rajonit, por edhe të vetë Europës”.

Deklarata e Ministrisë së Jashtme greke vjen si një reagim ndaj mungesës së vendimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në samitin europian të së premtes.

Kyriakos Mitsotakis ka komentuar se ky nuk është një zhvillim i mirë për rajonin, por edhe për vetë Greqinë. Sipas zotit Mitsotakis, arma kryesore që ka Greqia për trajtimin e problemeve me të dy vendet, është perspektiva europiane e tyre.

Tv Klan


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi