Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka marrë dozën e dytë të vaksinës ndaj koronavirusit të hënën në mëngjes. Kryeministri grek e mori dozën e parë më 27 Dhjetor.

Po sot pritet që të marrë dozën e dytë edhe Presidentja Katerina Sakellaropoulou. Vaksinimi në shtetin helen po kryhet në ambientet spitalore.

Deri më tani në Greqi janë vaksinuar rreth 80 mijë persona. Vetëm ditën e parë, u vaksinuan 3777 të moshuar. Siç raportojnë mediat greke, autoritetet kanë bërë një listë me personat që duhen të marrin injeksionin.

Nga kjo listë nuk janë paraqitur 733 persona, shkruante Protothema, ndërkohë që shtonte se për të mos çuar asnjë dozë dëm, në vend të tyre u vaksinuan disa mjekë./tvklan.al