Qëndrimi në letër dërguar shoqatës “Omonia”

Kryeministri grek Qirjakos Mitsotakis vendos si kusht për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, çështjen e minoritetit grek.

Këtë e bëri të qartë në një mesazh drejtuar organizatës “Omonia”.

Në letër, Mitsotakis shkruan se parakusht i Greqisë për hapjen e negociatave për Shqipërinë është respektimi i të drejtave të minoritetit, përfshirë edhe atë të pronës.

Kryeministri Mitsotakis e ka vendosur minoritetin grek mes prioriteteve të qeverisë së tij dhe thotë se do të intensifikojë bashkëpunimin me të, në dobi edhe të marrëdhënieve greko-shqiptare.

Tv Klan