“Të vendosë gjykata ndërkombëtare në emrin tonë”

Gjatë vizitës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Kryeministri grek Kiriakos Mitsotakis ka përmendur dakordësinë që ka me Shqipërinë për ta dërguar çështjen e kufirit detar në një gjykatë ndërkombëtare. Ndërsa fliste për konfliktin me Turqinë në një intervistë për Sky News Arabia, Mitsotakis kujtoi marrëveshjet me vendet e tjera fqinje.

“Si qeveri greke, ne arritëm të nënshkruajmë një marrëveshje demarkacioni me Italinë, Egjiptin dhe ramë dakord me Shqipërinë për të apeluar çështjen e kufirit detar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, duke e lënë gjykatën të vendosë në emrin tonë për shënjimin e zonave tona detare”.

Kryeministri grek vuri në dukje se ai është shumë i hapur ndaj Presidentit Erdogan dhe propozimi i tij është shumë i thjeshtë, por kërkoi që Turqia të ndalojë sfidat në det dhe më pas ata do të ulën të diskutojnë.

“Turqia duhet të ndalojë sfidat në det dhe pastaj ne do të ulemi në tryezë, në kontekstin e kontakteve eksploruese, për të diskutuar çështjen e shënjimit të zonave tona detare. Nëse nuk mund të biem dakord, atëherë ne do të apelojmë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe do të biem dakord që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do të marrë një vendim në emrin tone”.

Me shembujt për marrëveshjet me Egjiptin, Italinë dhe dakordësinë për zgjidhje me Shqipërinë, greket tregojnë se i vetmi problem që ka mbetur është ai në Mesdheun Lindor, ku tashmë prej muajsh janë në prag të një konflikti ushtarak me Turqinë.

Tv Klan