“Mosmarrëveshjet i zgjidhim në institucione ndërkombëtare”

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis vlerësoi qëndrimin e Shqipërisë pas vendimit të Athinës për zgjerimin e hapësirës territoriale detare nga 6 në 12 milje. Nga foltorja e parlamentit grek, Mitsotakis u shpreh se përsa i përket marrëdhënieve me Shqipërinë, çdo mosmarrëveshje do të marrë rrugën e zgjidhjes përmes institucioneve ndërkombëtare.

“Pas marrëveshjeve të rëndësishme të njëpasnjëshme me Italinë dhe Egjiptin, ministri i jashtëm Nikos Dendias bashkëpunoi me homologun shqiptar. Tani çdo divergjencë ka hyrë në rrugën e zgjidhjes nga institucionet ndërkombëtare. Madje ditët e fundit, kryeministri shqiptar deklaroi qartë dhe pa devijime se zgjerimi me 12 milje është një e drejtë e patjetërsueshme e sovranitetit të Greqisë, një argument më shumë në mbështetje të qëndrimit tonë se Mesdheu mund bëhet det i paqes”, tha Rama.

Mitsotakis bëri thirrje që edhe Turqia të pranojë zgjerimin e territorit detar në Kretë dhe më gjerë në Mesdheun Lindor. Projektligji që pritet të miratohet këtë të mërkurë në parlamentin grek parashikon zgjerimin e territorit detar  në 12 milje të Greqisë në detin Jon nga ishulli i Othonoit në veri deri në kepin Tainaro në Peloponez.

Tv Klan