“Unë dhe Presidentja do të jemi ndër të parët që do të vaksinohemi”

Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis ka deklaruar se vaksina anti-covid do të jetë e gatshme për qytetarët e vendit të tij 48 orë pasi të aprovohet.

Mitsotakis zbuloi se vaksina e Pfizer do të aprovohet nga Bashkimi Europian më 30 Dhjetor.

Brenda 48 orësh do të mbërrijë në vendin tonë dhe do të fillojë vaksinimi”, u shpreh Mitsotakis në një intervistë për televizionin grek Alpha.

Kryeministri Mitsotakis sqaroi se ai do të jetë ndër njerëzit e parë që do të vaksinohet. Po kështu edhe familja e tij. Edhe Presidentja e Greqisë do të jetë ndër të parët që do të injektojë vaksinën anti-covid, po kështu edhe liderët e tjerë politik.

“Do të duhen disa muaj për të arritur vaksinimin masiv. Vaksinat funksionojnë. Jam i sigurt që e njëjta gjë do të ndodhë edhe me vaksinën e Covidit”, tha Kryeministri grek, duke shprehur njëkohësisht edhe shqetësimin për një valë të tretë të Covid-19.

Sa i përket përballimit të pandemisë, Mitsotakis theksoi se Selaniku, që është edhe një nga qytetet e prekura më shumë nga Covid në këtë valë të dytë, do të duhet që të ishte mbyllur më herët. Edhe jeta e natës do të vazhdojë të jetë e mbyllur dhe nuk do të funksionojë deri sa të arrihet imuniteti masiv i popullsisë.

Kreu i qeverisë greke bëri apel që për Krishtlindjen qytetarët të shmangin sa më shumë lëvizjet dhe të festojnë në shtëpi, me jo më shumë se 9 persona në total.  /tvklan.al