Politikanët ngrihen në këmbë gjatë seancës, disa largohen nga salla me vrap

Në kuvendin spanjoll po zhvillohej seanca plenare e radhës kur në sallë i ka vizituar një mik i paftuar. Ngjarja e pazakontë në parlamentin spanjoll i ka bërë të ngrihen të gjithë deputetët në këmbë.

Në të gjitha mediat ka qarkulluar online video e momentit kur miu lëviz poshtë karrigeve duke frikësuar politikanët.

Drejtuesja e seancës kur mori vesh për miun në mënyrë instiktive vuri dorën tek goja edhe pse kishte maskë në fytyrë.

Në pamje shihet një deputete duke u larguar me vrap nga salla ndërsa një politikan tjetër ngre dy gjunjët në ulëse që të mos prekte në dysheme nga frika se mos ndeshej me miun.

Klan News