Japonezi rinovon te Yokohama për vitin 2021

Kazuyoshi Miura do të luajë futboll. Japonezi i cili më 26 shkurt do të mbushë 54 vjeç firmosi një marrëveshje të re me Yokohama për të qenë pjesë e skuadrës edhe për 2021.

Për Mbeti Kazu siç njihet ndryshe do të jetë sezoni i 17 me këtë fanellë dhe i 36 në karrierën e tij që nisi në 1986 me Santos në Brazil.

Në njoftimin e klubit ai tha se aspiratat dhe pasioni për futbollin vetëm po rriten. Gjatë sezoneve të fundit minutat aktivizimit të Miura janë ulur, por gjithsesi përvoja e tij te Yokohama shërben për më të rinjtë.

Kazuyoshi Miura ka luajtur edhe në Evropë gjatë viteve 90’ me Genoa në Itali dhe me Dinamo Zagreb në Kroaci.

Tv Klan