Një hulumtim i kryer së fundmi tregon se mjalti është i mirë për largimin e kollës dhe ftohjes.

Ilaçi natyror gjithashtu konsiderohet më efektiv sesa antibiotikët, për shërimin nga infeksionet e rrugëve të frymëmmarjes.

Mjalti nuk shoqërohet me efekte anësore dhe studiuesi Hibatullah Abuelgasim nga Universiteti i Oksfordit tha: Nga studimet e kryera rezulton se për kurimin e infeksioneve të traktit të sipërm të frymëmarrjes, ne do t’iu rekomandojmë mjaltin si një alternativë ndaj antibiotikëve. Është më efektiv dhe më pak i dëmshëm sesa antibiotikët.

Studimi tregoi se simptomat zgjatën deri në dy ditë më pak tek ata persona që konsumuan mjaltë./tvklan.al