Mjekja e Përgjithshme Pediatre, Midjana Hoçja prej 3 vitesh ka krijuar një stallë lopësh ku merret dhe me mbarështimin e qumështit.

E ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Hoçka tregon se ideja për stallën e lopëve i erdhi pas periudhës së pandemisë, në të cilën thotë se e kuptoi më mirë rëndësinë e ushqimit.

Midjana Hoçja: Jam Midjana Hoçja me profesion mjeke dhe prej 3 vitesh kam një stallë lopësh ku merremi dhe me mbarështimin e qumështit.

Blendi Fevziu: Je mjeke?

Midjana Hoçja: Mjeke e Përgjithshme Pediatër.

Blendi Fevziu: Dhe merresh dhe me lopët dhe mbarështimin e lopëve? Nga të erdhi ideja e stallës?

Midjana Hoçja: Ideja e stallës erdhi pas një periudhe të vështirë që kaloi gjithë bota, pas pandemisë ku të gjithë kuptuam se gjëja ku duhet të fokusohemi është ushqimi dhe lindi dëshira për t’u marrë për këtë stallë dhe kam 3 vjet që merrem me këtë. Jam e kënaqur deri tani./tvklan.al