Mjekësia Ligjore në Zvicër: Astrit Dehari u vra në burg

Posta

Mjekësia Ligjore në Zvicër: Astrit Dehari u vra në burg

20:01 24/10/2019

Familjarët: Të dalin para drejtësisë autorët e krimit

Familja Dehari qysh në mëngjes ia kishin mësyrë Prokurorisë Themelore të Prizrenit për të marrë raportin e pavarur të institutit zviceran, i cili sqaronte rrethanat e vdekjes së Astrit Deharit rreth tri vjet më parë.

Ky Institut, në raportin e dërguar në prokurori ka rekomanduar hapjen e hetimeve për rastin Dehari, pasi dyshimet kanë të bëjnë me vrasje e jo vetëvrasje, si ishte cilësuar ky rast. Sipas raportit, intervenimi i një personi të tretë në këtë proces fatal duhet të kihet parasysh.

Prokuroria Themelore e Prizrenit nëpërmjet një komunikate për media ka bërë të ditur se bazuar në të gjeturat e raportit zviceran do të vazhdojë me hetimin e këtij rasti dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme.

Astrit Dehari, aktivist i Vetëvendosjes u raportua të jetë gjetur i vdekur në burgun e Prizrenit më 5 Nëntor të vitit 2016 dhe dyshimet e para, sipas hetuesve, kishin të bënin me vetëvrasje.

Ai ndodhej në paraburgim pasi akuzohej për sulm me mjet shpërthyes në parlamentin e Kosovës.

Ndonëse familja Dehari dhe Lëvizja Vetëvendosje kundërshtonin dhe gjithnjë flisnin për një vrasje pas rreth dy javësh, Prokuroria Themelore e Prizrenit publikoi raportin e autopsisë në bazë të së cilit konkludonin se Dehari ka vdekur nga asfiksia, si pasojë e dëmtimeve të vetëshkaktuara.

Por familja asnjëherë nuk e pranoi këtë raport si të vërtetë dhe kërkoi hetime të pavarura dhe me iniciativë të Ministrisë së Drejtësisë këto hetime iu besuan një instituti të Zvicrës.  

Tv Klan


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi