Në Britani 1 në 6 pacientë me Covid në terapi intesive me oksigjeno-terapi është një grua shtatzënë. Të dhënat që i referohen Britanisë janë publikuar nga The Guardian. Mjekët gjinekologë edhe në Shqipëri ngrenë alarmin për vaksinimin e kësaj kategorie si pjesa më e rrezikuar e popullsisë.

“Dihet tashmë që si në Shqipëri dhe mbarë botën vihet re një rritje e grave shtatzënë që preken nga Covid dhe një pjesë e tyre përfundon në terapi intensive. 15-20 % në terapi intensive janë gra shtatzëne në terapi intensive”.

Sipas mjekëve, vaksinimi grave shtatzënë rekomandohet gjatë gjithë shtatzënisë.

“Një virus i ngordhur nuk mund të ndikojë tek fetusi. Nuk ka një periudhë që e rekomandojmë dhe një periudhë që nuk e rekomandojmë. Sa më shpejt të bëhet aq më mirë është…”

Por si ndikon vaksina tek gratë shtatzëna?

“Vaksinimi i grave shtatzënë, ndikon në tre forma. Ulet risku i grave shtatzëne të trajtohen në terapi intensive, ulet risku për fetomorgu, ulet risku i kontaminimit i njerëzve të tjerë”.

Pak javë më parë në Shqipëri, Covid i mori jetën një 33-vjeçare shtatzënë, 4 muajshe e cila ishte e shtruar në reanimacion në Spitalin Infektiv, Covid 1.

Tv Klan