Kirurgët australianë kanë arritur të rilidhin fijet nervore tek të paralizuarit duke i dhënë atyre mundësi të lëvizjes së gjymtyrëve. Pacientët tashmë kanë mundësi të ushqehen vetë, të përdorin çelësin apo për të shkruar në kompjuter. Një 36-vjeçar i është ushtruar një ndërhyrje të tillë dhe pas rehabilitimit ai ka përfituar mjaft lëvizshmëri. Funksioni normal i gjymtyrëve nuk i është kthyer por përparimi i tij i ka ndryshuar jetën.

Procedura konsiston në rilidhjen e fijeve nervore të dëmtuara me fijet nervore të muskujve që janë aktiv. Fijet nervore që shërbenin për të kthyer dorën shërbejnë tashmë për të hapur pëllëmbën e dorës. Pra kur një pacient mendon të rrotullojë dorën ai hapë pëllëmbën.

Kjo lloj ndërhyrje kirurgjikale nuk është e mundur tek ata pacient që kanë një paralizë të të gjithë trupit pasi ata nuk kanë fije nervore aktive, por vetëm tek ata pacientë me paralizë të pjesshme. Ndoshta kjo ndërhyrje nuk mund të rikthejë lëvizjen normale tek të paralizuarit por mund të bëjë një ndryshim të madh në jetën e tyre.

Klan Plus