95% e rasteve të rënda me Covid pësuan dhe infarkt

Covid ka nxitur hemorragjitë cerebrale. Sipas shefit të shërbimit neurovaskular vitet e fundit është vënë re një ulje e moshës së të prekurve nga hemorragjitë cerebrale.

“Rastet s’janë shumë të shpeshta dhe situata e dy viteve të fundit në pandemi paraqiti shumë vështirësi pasi vet Covid ishte shkaku që shkaktonte aksidente vaksulare celebrale. Rastet janë të shumta, edhe moshat e reja janë të shpeshta. Stroku ka qenë sëmundje e dekadës së 6-7 të jetës, vitet e fundit ka zbritur në dekadat e 4-5 të jetës”.

Mjekja neurologe, Entela Basha thotë se  95 % e rasteve të rënda me covid kanë bërë hemorragji cerebrale.

“Në Covid u vu re që mortaliteti i lartë në hemorragji cerebrale dhe nuk ishin pa asnjë faktor risku. Covid nxit aksidentet vaksulare cerebrale dhe jo vetëm, por edhe infarktet kardiake. Kjo pas 15 ditësh Covid dhe pastaj risku deri në 30 ditë. 95 % të rasteve të rënda të Covid bëjnë hemoragji cerebrale dhe infarkte”.

Sipas mjekëve aksidente vaskulare cerebrale janë shkaku i parë i invaliditetit në botë dhe shkaku i dytë i mortalitetit në botë. Shenjat që tregojnë për hemorragji cerebrale apo ishemi lidhen me dhimbje koke, marrje mendsh, pamundësia për të folur deri tek paralizat që përfshin pamundësia për të lëvizur apo për të qëndruar.

Tv Klan