Mjekët denoncojnë presionin për Check Up

Mjekët denoncojnë presionin për Check Up

15:43 17/10/2018

Të gjithë mjekët e qendrave shëndetësore janë vënë përpara një detyrimi të ri në kontratën e punës prej janarit të këtij viti. Mjekët e familjes dhe ata të qendrave shëndetësore duhet të përmbushin një numër të caktuar kontrollesh, të njohura si analizat e “check up”. Në bazë të ligjit ky kontroll është sipas dëshirës për të qytetarët nga mosha 35 deri në 70 vjeç, por sipas një investigimi të emisionit Stop në Tv Klan po ushtrohet presion te mjekët.

Mjekja 2 –

Është një normë, që është vendosur…

Gazetari –

Në muaj, duhet të kapë një mjek.

Mjekja 2 –

Po! Në qoftë se nuk e arrin këtë, pastaj gjobitet mjeku.

Gazetari – Gjobitet?

Mjekja 2 – Po!

Gazetari –

Po mbi ça baze gjobitet?

Mjekja –

Po se është një pikë e kontratës edhe nuk e ke realizuar.

Mjekja 2 –

Unë për veten time për 6 mujorin e parë jam gjobitur 30 mijë lekë. Nuk e kisha realizuar 100%, kisha realizuar 70%, të vjetra 30 mijë lekë, po për mua 30.

Mjeku 3 –

Në rast se ne si mjekë, si Qendër Shëndetësore nuk realizojmë kontrollin bazë, në bazë të një pike të kontratës ne jemi të detyruar që të marrim dhe sanksione përkatëse. Një prej tyre është gjoba, detyrime financiare. Ne jemi pak a shumë të shqetësuar në këtë drejtim, në një farë presioni se nuk e realizojmë dot. Është e vështirë sepse duhet të dalim në qytet e në çdo vend që të mbledhim njerëzit. Kemi dalë me të gjithë personelin e infermieret tona, por nuk e realizojmë dot.

Por një penalitet i tillë në kontratë nuk parashikohet në Kodin e Punës. Në Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor nuk dhanë një përgjigje.

Sekretarja –

Jo, për momentin jo, sepse më thanë që është çështje ekskluziviteti financiar i shtetit, që për momentin është në aktivitet.

Ndërsa Inspektorati i Punës premtoi ngritja e një grupi të posaçëm që do të verifikojë të gjitha pikat e kësaj kontrate. Tenderi i Check Up u lidh 4 vjet më parë dhe kompania fituese paguhet 2.1 milionë euro çdo vit pavarësisht numrit të analizave të kryera.

Tv Klan

 

LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT Doktori