I ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan ka qenë regjisori i filmave Ilir Harxhi i cili ka rrëfyer për jetën e tij, profesionet që ka pasur gjatë gjithë jetës dhe pasionin që ka pasur në fushën e filmit. Ai ka qenë një inxhinier elektronik dhe me pas ka hapur disa biznese.

Por pikërisht në atë moment, kur ekonomikisht kishte prekur nivele të larta, ai preket nga tumori dhe në Shqipëri jo vetëm që nuk i dhanë shpresë por i thanë se kishte vetëm pak muaj jetë. Kjo për shkak se në ato vite, tumori në vendin tonë konsiderohej domosdoshmërisht vdekjeprurës dhe i pakurueshëm. Harxhi u nis jashtë vendit dhe gjeti shpëtim.

Ilir Harxhi: Hapa restorantin, pastaj hapa një kompani ndërtimi, u fokusova më shumë në veshjen e pallateve me dritare, dyer, grilla etj. Mora teknologjinë më të avancuar për prodhimin e dyer dhe dritareve dhe fillova të merresha me kompanitë e madha si nënkontraktor për t’i veshur.

Por më duheshin ambjente pune per të punuar. Kështu blemë truallin për një ndërtim shumë katësh. Shumë kate ishin biznes dhe në këto momente, kur unë kisha bërë ndërtimin kryesor të pallatit, ndodh një bombë në jetën time që më ndryshoi jetën. Zbulova në mënyrë të befasishme ose surprizë që unë isha me kancer dhe nuk kisha as 6 muaj jetë. Normalisht gjithë njerëzit e mi u angazhuan. Unë kisha disa mjek të afërt xhaxhai dhe djali i xhaxhait.

Mirela Milori: Si e zbuluat kishe dhimbje?

Ilir Harxhi: Jo nuk kisha asnjë dhimbje, isha i fortë, nuk ndjeja nevojë as për pushim. Unë kam e një shkollë të mesme tjetër me edukim dhe kam punuar dhe një vit infermier. Kam lidhje me mjekësinë sepse xhaxhai donte të më bënte mjek.

Nuk më dha asnjë lloj sinjali dhe rreziku ishte shumë i madh. U shfaq në veshkë dhe ajo e ka 3-6 muaj po të lexosh. Më vjen një shok që i kisha humbur lidhjet prej kohësh që kur kishte ikur me ambasadën në Gjermani. Kur e takova tha që kam ardhur për vëllain tim se është rëndë. Lash punën e fillova të interesohesha dhe e shoqërova vetë pacientin dhe në momentin që bëri një eko dhe i thanë që maksimumi dhe dy muaj mund të jetojë.

Më pas i thashë të bëja dhe unë një eko jam që jam se nuk kam bërë kurrë një kontroll. Kur e bënë ekon dëgjova një përshpërimë që bënë dy mjekët me njëri-tjetrin dhe më pyetën nuk ndjen gjë ti? Jo i thashë, jam shumë i fortë, po ndonjë këputje më pyetën dhe i thashë jo.

Më thanë që është një tip kisti. I thashë pse thoni që është një tip kisti dhe nuk e quani kist tamam? Të nesërmen bëra një skaner dhe pas 3 ditësh i kam hipur avionit dhe kam shkuar tek një nga spitalet më të mirë në Stamboll, jam operuar dhe operacioni zgjati goxha. Normalisht do hiqej dhe veshka do hiqej dhe tumori. Në fund fare pas tre ditësh doktori që më operoi më tha ke pasur fat por do e shohim si do shkojë sepse nuk i dihet kësaj pune. Ne të kemi pastruar komplet. /tvklan.al