Manastirliu: Do të asistojnë pacientët e izoluar në shtëpi

1600 mjekë familje në të gjithë vendin përveç punës së përditshme për konsultat për sëmundje të ndryshme do të asistojnë të gjithë pacientët që kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, po aktualisht janë të karantinuar në shtëpi me simptoma të lehta.

Ministrja e Shëndetësisë gjatë vizitës në Qendrën Shëndetësore 5 në kryeqytet shpjegon se aktualisht mjekët e familjes kanë kryer më shumë se 40 mijë konsulta online.

Ata kanë asistuar përmes telemjekësisë në numër të lartë pacientësh kryesisht pensionistësh. Afro 28 mijë prej tyre kanë mundur t’i marrin ilaçet në shtëpi përmes shërbimit të ofruar nga bashkitë apo forcat e ushtrisë.

Tv Klan