Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

15 Marsi është afati i fundit që mjekët caktojnë për zgjidhjen e kërkesave. Protesta publike e mjekëve për shkak të pasigurisë, kërcënimeve dhe dhuës të kësaj qendre spitalore, duket se ka gjetur një përparazgjidhje, duke moszhvilluar sot grevën e paralajmëruar një ditëshe.

Sot mjekët më të preokupuar kanë qenë me ndërtimet mbi kokat e tyre në pavionin e spitalit. Por ajo për të cilën mjekët lanë punën dhe dolën në shesh është se shteti dhe institucionet e tij nuk kanë bërë asgjë për garantimin e aktivitetit dhe siguri në punë të mjekëve. Ndaj Ferit Zavalani kryetar i sindikatës së shëndetësisë sqaron.

Ferit Zavalani:- “Në qoftë se kërkesat që ne kemi parashtruar nuk realizohen deri më 15 Mars, atëhere sindikata e Qendrës Spitalore Universitare do të mari masa të tjera. Në bazë të legjislacionit shqiptar mund të bëjë grevë ditore, mund të bëjë grevë pa afat për të parandaluar dhunën në spital”./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti