Kirurgët dhe infermierët heronj rrezikuan jetën e tyre brenda një spitali që digjej për të përfunduar një operacion të vështirë në zemrën e një pacienti. Mjekët sapo kishin prerë gjoksin e pacientit kur zjarri përfshiu një spital 114-vjeçar në qytetin rus Blagoveschensk.

Tetë mjekë të guximshëm qëndruan për të kryer operacionin ndërkohë që flakët e zjarrit shpërthyen në çatinë e spitalit. Kryekirurgu Valentin Filatov, 29 vjeç, refuzoi të evakuonte sallën e operacionit pavarësisht nga flakët dhe tymin e dendur nëpër ndërtesë.

“Sigurisht që ishim të frikësuar, ne jemi njerëz, por nuk mund të largoheshim, na duhej ta shpëtonim pacientin . Ne vazhduam operacionin, çfarë tjetër bëni? Ishte një shartim bypasi të arterieve koronare, një nga operacionet më komplekse të zemrës”, është shprehur kryekirurgu.

Kryebashkiaku Oleg Imameev vlerësoi “heroizmin” e ekipit kirurgjik për rrezikimin e jetës së tyre dhe qëndrimin sallën e operacionit në Qendrën Kardiologjike të Akademisë Shtetërore Mjekësore Amur.

Gjithsej 67 pacientë dhe dhjetëra personel u evakuuan nga spitali që digjej nga zjarrfikësit. Pacienti pas operacionit u dërgua me urgjencë në një spital aty pranë. /tvklan.al