Mjeku Besnik Jakaj dhe mjekja Entela Labaj kanë qenë të ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv  Klan dhe kanë folur për rreziqet e COVID. Ata janë shprehur se qytetarët nuk duhet të shqetësohen dhe të mos panikosen kur mësojnë se janë të prekur me COVID por të kontaktojnë me mjekun e familjes për të gjitha këshillat.

Mos u shqetësoni, nëse momentin që fillon një temperaturë nuk duhet të shqetësoheni, por të merrni një paracetamol apo një ibubrofen për një ulje momentale. por kur fillon një kollë e thatë apo me sekrecione, këtu duhet të filloni të shqetësoni dhe të telefoni direkt e familjes. mjeku u familjes jep të gjitha rekomandimet për analizat apo ekzaminimet e tjera. Pacienti duhet të shqetësohet në momentin kur fillon vështirësia në frymëmarrje, pastaj ka për t’u parë me mjekun specialist, por pa asnjë panik”, tha mjekja Labaj.

Më tej mjeku Besnik Jakaj u shpreh se shumë qytetarë po vetëmjekohen dhe kjo sipas tij është një gjë shumë e gabuar, pasi mund të marrin ilaçe që do u sjellin pasoja më vonë.  

Po vërej një tentativë të qytetarëve për vetëmjekim. Shkojnë e po vetëmjekohen pyesin njëri-tjetrin dhe po marrin barna të ndaluara. Edhe farmacitë nuk duhet të japin antibiotikë se mund të kemi pasoja në të ardhmen. Në asnjë moment nuk duhet që të marrin antibiotik që në fillim. Është mjeku i familjes që vendos mjekimin, nuk ka dy qytetarë që kanë organizëm të njëjtë”, u shpreh Jakaj.

Me këtë mendim ishte dhe Labaj e cila tha se nuk merret antibiotiku që në fillim të sëmundjes, por vetëm pas këshillimit nga mjekët./tvklan.al