“Në rastet e lehta rekomandojmë vetëm vitamina”

Analizat laboratorike nuk duhet të kryhen nga çdo person i prekur me COVID. Sipas bluzave të bardha ndryshe nga fillimi i pandemisë, tashmë të prekurit me COVID po ndjekin protokollet shëndetësore të udhëzuar nga mjekët e familjes. Në rastet e lehta rekomandohen vetëm vitamina dhe asnjë ekzaminim tjetër.

Është bërë një numër i madh ekzaminimesh nga vet pacientët pa komunikuar me mjekun. Ne gjithmonë u kemi bërë thirrje pacientëve të mos kryejnë ekzaminime të panevojshme pa u konsultuar me mjekun. Nuk e rekomandojmë në rastet me simptoma të lehta tek pacientët që në të shumtën e rasteve kanë një ditë temperaturë  dhe nuk kanë asnjë simptomë tjetër. Apo humbje të nuhatjes”, thotë Jonida Diko, drejtoresha e Qendrës Shëndetësore numër 10.

Mjekët thonë se ekzaminimet laboratorike dhe ato imazherike rekomandohen në rastet e moderuara dhe në bazë të shenjave klinike.

Nëse simptomat në ditë  e 3-4 janë rënduar, mjeku i familjes merr vendimin për të kryer ekzaminimet laboratorike sipas protokolleve të përcaktuar dhe 5-7 dite mundtë kryejë ekzaminimin radiologjik. Nëse pacienti ka disa sëmundje bashkëshoqëruese dhe ka nevojë për ekzaminim laboratorik, atëherë në ditë  e 3 ose të pestë do e rekomandojë për ekzaminim laboratorik”.

Afro 90 % e të prekurve po e kalojnë në formë të lehtë dhe të moderuar COVID. Në muajin e 10 të pandemisë, në Shqipëri janë afro 25 mijë raste aktive COVID.

Tv Klan