Xhesika, vajza më e re e Love Island Albania është përlotur teksa ka treguar një histori personale. Ajo ka treguar se para se të futej në Love Island Albania, mjekët dyshonin se kishte kancer, kjo e ka tronditur shumë Xhesikën.
Në një bisedë që ka zhvilluar me Uedën dhe Stivin, e përlotur ajo shprehet: “Unë kisha bërë aplikimin për Love Island Albania, ndërkohë që kisha bërë disa kontrolle shëndetësore. Mjekët në Angli nuk kanë mëshirë fare, t’i thonë gjërat shumë pa takt. Kjo më tronditi më shumë.”
Ndiqni episodet ditor që transmetohen çdo ditë në Tv Klan në orën 18:20 dhe ‘Prime’, çdo të dielë në orën 21:00 nën drejtimin e Luana Vjollcës./Love Island Albania