Sindikata: I padrejtë largimi i Ilir Allkjas

Sindikata e punonjësve të shëndetësisë protestuan para oborrit të spitalit Nënë Tereza kundër shkarkimit nga puna të mjekut të urgjencës kombëtare Ilir Allkja.

Mjeku infeksionit njëherësh edhe kryetar i sindikatës së mjekëve, Gent Stroni e cilësoi vendimin të padrejtë largimin nga puna të kolegut të tyre në një kohë kur bota është në krizë për staf mjekësor.

Sipas sindikatës së mjekëve, një punonjës shëndetësie  nuk mund të largohet nga puna për deklaratat e tij në media.

Në një situatë kur gjithë bota është në krizë për staf mjekësor, Shqipëria, ky vend i vogël me mungesë të personelit shëndetësor ka luksin të pushoj mjek nga puna për arsye politike. Nuk mund të dënohet një mjek që doli në media dhe shau, nuk mund të dënohet një mjek pse ka sharë mbretin, ne duhet të jemi të gjithë së bashku”, deklaroi kryetari i sindikatës së mjekëve Gent Stroni.

Tv Klan