Mjekët dhe ekspertët e shëndetit në Spanjë janë shprehur të zhgënjyer nga procesi i vaksinimit. Në Spanjë  janë vaksinuar më pas se 90 mijë persona që nga nisja e vaksinimit rreth dy javë më parë.

Ministri i Shëndetësisë, Salvador Illa, ka deklaruar se në Spanjë janë vaksinuar kanë marrë dozën e parë të vaksinës BioNTech-Pfizer.

“Ne kemi marrë dërgesën e tretë të vaksinës dhe shpresojmë të arrijmë ritmin në fushatën tonë të vaksinimit në javët e ardhshme”, tha Illa.

Vaksina e zhvilluar nga Pfizer dhe partneri i saj gjerman BioNTech është aprovuar në 21 Dhjetor dhe vaksinimet filluan më 27 Dhjetor, por procesi ka qenë i ngadaltë dhe është kritikuar në disa shtete anëtare duke përfshirë Gjermaninë dhe Francën.

Në Spanjë, fushata e vaksinimit është ndërprerë pjesërisht për shkak të Vitit të Ri, pasi shumë punonjës të sektorit shëndetësor janë me pushime dhe disa të moshuarit që jetojnë në azile kanë shkuar tek të afërmit./tvklan.al