Kritiku i Putin në gjendje të rënduar, rezultatet e fundit të gjakut tregojnë se mund të pësojë arrest

Aktivisti opozitar rus i burgosur Alexei Navalny “do të vdesë brenda ditëve të ardhshme” nëse nuk i jepet kujdes mjekësor. Mjekët thonë se rezultatet e fundit të testit të gjakut tregojnë se ai mund të pësojë arrest kardiak ose dështim të veshkave në çdo moment.

Navalny ka qenë në një grevë urie për 18 ditë, për të kërkuar trajtimin e duhur për dhimbjet akute të shpinës dhe mpirjen e këmbëve. Një kritik i shquar i Presidentit Vladimir Putin, ai u burgos në shkurt për akuzat e vjetra të përvetësimit të fondeve. Katër mjekë, përfshirë mjeken e tij personale, u kanë shkruar zyrtarëve të burgut për të kërkuar leje për ta parë atë urgjentisht.

Në letrën, të cilën mekja postoi në Twitter, ekspertët thanë se kaliumi i Alexei Navalny kishte arritur “nivele kritike”. Pasja e niveleve të kaliumit në gjak më të larta se 6.0 milimole për litër zakonisht kërkon trajtim të menjëhershëm. Rezultatet e testit të gjakut të Navalny, të cilat u morën nga avokatët e tij, treguan se ai ishte në 7.1, thuhej në letër.

Mjekët kanë nxitur zyrtarët e burgut t’i lënë ata të ekzaminojnë Navalny menjëherë, “duke marrë parasysh testet e gjakut dhe helmimin e tij të fundit”. Alexei Navalny, 44 vjeç, gati sa vdiq në gusht të vitit 2020 kur u helmua me agjentin nervor kimik, Novichock. Ai akuzon Presidentin Vladimir Putin për urdhërimin e helmimit, të cilin Kremlini e mohon.

Klan News