Opozita maqedonase paralajmëron bojkotimin e procesit

Zv/Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Ilir Hasani, ka siguruar se procesi i regjistrimit, që pritet të fillojë gjatë Prillit, edhe pse në kushte pandemie, nuk do të përbëjë rrezik për rritjen e infektimeve të reja.

“Punojmë në përpunimin e atyre protokolleve, kemi kohë edhe disa javë që të fillojë ky proces, por në parim bazohen në protokollet kryesore të cilat I posedojmë për të gjitha aktiviteteve të tjera të cilat bëhen. Grumbullim të njerëzve realisht nuk do të kemi në regjistrim, por kjo punë do të shkojë në mënyrë individuale, do të regjistrohen të gjithë personat dhe pronësitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.”

Maqedonia e Veriut pas 20 viteve duhet ta zbatojë këtë operacion statistikor. Zhvillimet e fundit flasin se regjistrimi do të zbatohet pa një konsensus politik me opozitën, që në mënyrë plotësuese do të hap çështjen e problematizimit të këtij procesi.

Opozita maqedonase thotë se do të fillojë me grumbullimin e nënshkrimeve për të shfuqizuar Ligjin për Regjistrim, që kohë më parë u votua me mbështetjen edhe të opozitës shqiptare.

Klan Macedonia