Mjeket seminar mbi jodizimin në trupin e njeriut (29 tetor 1998)

Mjeket seminar mbi jodizimin në trupin e njeriut (29 tetor 1998)

14:34 29/10/1998

Mjekët specialistë kanë organizuar një seminar ku ne thelb të tij kishte diskutimet mbi jodin. Ata thanë se pamjaftueshmëria e jodit sjell dëmtime mjaft të mëdhaja në trupin e njeriut sidomos tek truri dhe provokon sëmundjet nervore. Në botë numërohen rreth 1,6 milionë njerëz ku sëmundjet e tyre vijnë pikërisht nga mungesa e jodit ndaj procesi i jodizimit është shndërruar në një nga objektivat kryesore në politikën shëndetësore të institucioneve ndërkombëtare. Në vendin tonë 63% e popullsisë vuan nga sëmundje të tilla të shkaktuara nga mungesa e jodit në trup. Në seminar u mendua nga mjekët që të parashikohej një program për parandalimin e këtyre sëmundjeve duke u mbështetur dhe në polikat e ndjekura nga bota.

Pamje seminari i mjekëve specialistë për jodin, Petrit Vasili./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj

Të ngjashme
UKT