Korriku ka nisur me temperatura mbi 36 gradë. Dielli përvëlues dhe vapa janë një rrezik i madh që sipas mjekëve duhet shmangur.

Eduar Bajraktari, mjek familje poliklinika 10: “Gjithmonë ju themi pacientëve që të mos shfaqën në temperatura të larta pas dorën 10:00 deri në orën 17:00. Të rrinë në ambiente sa më të freskëta, të pinë sa më shumë lëngje”.

Më të prekurit janë fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët kronikë.

Gjendjet e të fiktit janë ato që shkaktohen nga vapa, ndaj mjeku na tregon si mund të ndihmojmë dikë që gjendet papritur në këtë situatë.

“Këmbët mbahen më lart sesa trupi që të rritet volumi i gjakut dhe ti shkojë në kokë, kompresa me akull, dhënie të lëngjeve, deri sa të vijë urgjenca të merret me pacientin”.

Veshja e rrobave të lehta me ngjyra të hapura, përdorimi i kapeleve, syzeve të diellit dhe konsumimi i sa më shumë lëngjeve mbetet këshilla kryesore që japin mjekët në këto ditë të nxehta vere.

Tv Klan