Disa kirurgë që po trajtonin një burrë për të cilin dyshonin se ishte helmuar, kanë mbetur pa fjalë kur zbuluan 263 monedha dhe 100 gozhdë në stomakun e tij.
Sipas “Daily Mail” Maksud Khan, 35 vjeç, u shtrua në spital pasi kishte dhimbje barku dhe mjekët i bënë një endoskopi për të zbuluar shkakun.
Por ata mbetën të habitur kur gjetën qindra monedha, 1.5 kg gozhdë, dhjetëra brisqe rroje, copëza xhami, gurë dhe një copë prej 6 inç të një hekuri të ndryshkur.
Kirurgët në Spitalin Sanjay Gandhi në Indi, vepruan menjëherë dhe larguan 7 kg lëndë të huaja nga stomaku i tij.
Khan besohet të ketë probleme të shëndetit mendor dhe familja apo miqtë e tij nuk kanë dijeni për zakonet e tij të të ngrënit.
Dr Priyank Sharma, i cili udhëhoqi ekipin kirurgjik, tha:
“Pacienti ishte duke u ankuar për dhimbje në stomak, kështu që ne menduam t’i bëjmë një endoskopi.
Mbëtëm të shokuar ku zbuluam monedha, gozhdë dhe lëndë të tjera të ngurta në stomakun e tij, është hera e parë që shohim diçka të tillë gjatë gjithë karrierës sonë”.
Khan është tashmë jashtë rrezikut për jetën dhe u ka premtuar mjekëve se nuk do gëlltisë më kurrë objekte./tvklan.al