95 përqind e të shtruarve janë të pavaksinuar

Shtrimet në spital për shkak të Covid kanë një trend në ulje. Mjekja e spitalit infektiv, Entela Kolovani thotë se faktori kryesor i rënies është vaksinimi i popullatës. Të dhënat tregojnë se 95 % e te shtruarve në spital vijojnë të jenë persona të pavaksinuar.

“Në ditët e fundit ne shohim një tendencë në rënie të rasteve të reja që vijnë për hospitalizim. Kjo rënie vjen nga disa faktorë, kreysorja është që popullata po vijon të vaksinohet.  Duke qenë se ka një tendencë në rënie çdo ditë dhe reflektohet në shtrimet në rëne, sjell rënie të shtrimeve. Shpresojmë që kjo rënie të jetë e qëndrueshme.

Vaksinimi, sipas mjekëve, është reflektuar në uljen e numrit të shtruarve në spital të grupmoshës 50-60 vjeç, por ka një rritje të grupmoshave të reja, qe janë skeptike për vaksinën.

“Mosha mbi 50-60 vjeç dhe që ka një sëmundje bashkëshoqëruese e ka patur thelbësor vaksinimin, tek kjo grupmoshë ka më pak të shtruar. Tashmë moshat e reja kanë ardhur më rëndë në spital. Kemi patur tendencë tek grupmoshat e reja dhe të pavaksinuar. Aktualisht kemi mosha më e re është 37-38 vjeç”.

Mjekët thonë se transmetueshmëria dhe agresiviteti i virusit mbeten të larta.

Tv Klan