Mjekët vihen në funksion të koncesionarit të Check Up

Mjekët vihen në funksion të koncesionarit të Check Up

15:58 19/09/2019

Asnjë reagim nga institucionet shëndetësore

“Edhe pse ka kaluar një javë nga koha kur Televizioni Klan i është drejtuar Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor, në lidhje me kontratat e performancës që i detyron mjekët e familjes të punojnë në funksion të Check Up, nuk kemi marrë një përgjigje. Sindikata e Shëndetësie dhe Konfederata i kanë konsideruar këto kontrata pa asnjë bazë ligjore dhe për këtë arsye u kanë kërkuar mjekëve që të mos i venë në zbatim”.

Televizioni Klan publikoi një ditë më parë këtë kontratë e cila vë përpara përgjegjësisë mjekët e familjes, duke i detyruar ata që të realizojnë mesatarisht 2 Check Up-e në ditë, apo 180 në katër muajt e mbetur të vitit.

Sindikata dhe Konfederata e Shëndetësisë, e vënë në dijeni nga mjekët, i është drejtuar Ministres së Shëndetësisë dhe Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor në lidhje me këtë abuzim.

Nga Fondi u është premtuar se puna shtesë për llogari të kompanisë private që ka fituar koncesionin e Check Up-it, do të paguhet.

Por pavarësisht kësaj, mjekëve u janë vënë përpara kontrata në të cilat nuk flitet në asnjë rresht për pagesa për punë shtesë për llogari të kompanisë private që duhet të kryejë procesin e Check Up-it. Konfederata e Shëndetësisë thotë se mjekët janë vënë nën presion që, nëse nuk realizojnë kuotat për llogari të koncesionarit, mund të humbin vendin e punës.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT