Vendimi mban datën 25 Shtator

Rikthehet shërbimi i Check-Up për mjekët e familjes. Prej datës 25 Shtator të gjithë mjekët e familjes në qendrat shëndetësore urdhërohen që të kryejnë Check-Up për qytetarët e moshës 40-65 vjeç, sipas kontratës me koncesionarin.

Shërbimi për paketën e kontrollit mjekësor bazë për këtë grupmoshë u ndërpre për shkak të pandemisë së Covid-19, por urdhërohet që të rifillojë sërish.

Tv Klan u interesua pranë Ministrisë së Shëndetësisë se përse po kërkohet ky shërbim në një kohe pandemie, por nuk mori përgjigje.

Një vit më parë Sindikata e Mjekëve e konsideroi të paligjshme kontratën që detyron mjekët të punojnë për koncesionin e Check Up.

Tv Klan