Në një lidhje me Skype për emisionin “Historia ime” në Tv Klan, ishte mjekja infeksioniste Alma Hoxhaj. Ajo bëri thirrje që njerëzit të qëndrojnë brenda sepse bëhet fjalë për një virus të panjohur për imunitetin e njerëzve.

Mjekja shton se asnjëri nga ne nuk e di si e ka imunitetin e trupit përballë këtij virusi. Edhe sikur personat mos shfaqin shenja të sëmundjes, ata mund të jenë bartës të kësaj sëmundje dhe mund t’jua ngjisin familjarëve të tyre.

Alma Hoxhaj:  Aktualisht të gjithë të sëmurëve, sidomos kronikëve, ju është venë në dispozicion numri i të gjithë mjekëve. Në çdo moment të caktuar, ata mund të lidhen me mjekët për çdo shqetësim që ata kanë. Që k֝ështu nuk është e nevojshme që ata të dalin, vetëm kur mjeku t’ju thotë që ju mund të paraqiteni vetëm atëherë mund të venë tek mjeku. Dhe kur duhet të venë tek mjeku, duhet t֝ë shkojnë të pajisur me doreza dhe maskë, duhet të mbajnë dhe atë largesën deri në 2 metra nga njëri-tjetri.

Mirela Milori: Zbatohet kjo? Në poliklinikën tuaj besoj se po, por mendon se zbatohet në të gjitha?

Alma Hoxhaj: Mendoj që derisa unë shikoj njerëz rrugës, mendoj që jo dhe u bëj thirrje që është një virus që provon imunitetin e njerëzve, asnjëri nga ne nuk e di si e ka imunitetin e trupit përballë këtij virusi. Shikoj jashtë moshat nga 35 vjeç deri më të vjetra, që janë edhe piku që kap sëmundja, edhe sikur ata mos ta shfaqin sëmundjen, ata përbëjnë bartës të kësaj sëmundjeje, që mund t’jua ngjisin familjarëve të tyre. /tvklan.al