Nga studioja e “Shije Shtëpie” në Tv Klan duke folur për simptomat dhe kurimin e sëmundjeve reumatizmale mjekja Valbona Salko tha se një rol ndikues ka pasur dhe Covid-19.
Referuar studimeve shkencore që janë bërë, por dhe nga vetë përvoja profesionale mjekja tha se ka pasur një shtim të rasteve me sëmundje reumatizmale për shkak të pasojave që ka lënë Covid-19 tek organizmi jonë.
Katerina Trungu: Covid ka luajtur një rol sa i takon sëmundjeve reumatizmale, siç ka ndodhur me problematika të tjera. Që ka ndikuar, pra ka pasur një përkeqësim të gjendjes.
Valbona Salko: Shumë e vërtetë. Konsideroheshin të rralla këto sëmundje më parë, por nuk po i shohim dhe aq shumë të rralla. Realisht pas Covid, sidomos dy vitet e para, por të mos harrojmë se këta që e fillojnë fatkeqësisht do të jenë gjithë jetën pacientë. Kemi parë një shtim të rasteve të incidencës të këtyre sëmundjeve.
Janë bërë studime qoftë për pjesën se si do të reagonin të sëmurët që njiheshin me sëmundjen reumatizmale në Covid dhe pastaj kur u vu re një rritje e shprehur e sëmundjeve autoimune pas Covid janë bërë studime në mbarë botën për të bërë një relacion të mundshëm. Nuk është konkluduar në një lidhje tepër specifike apo në një lloj gjëje që është e parikthyeshme, por të gjitha studimet kanë të dhëna që ka pasur një korrelacion shumë të shprehur./tvklan.al