E ftuar në programin “Rudina”, në Tv Klan këtë pasdite ishte mjekja infeksioniste, Dr.Sabahete Dedja.

Ajo u ndal tek ato që konsiderohen si rregullat e arta për situatën në të cilën jemi dhe që përfshijnë distancimin social, qëndrimi në shtëpi dhe higjienizimi brenda shtëpisë. Gjithashtu mjekja konsideroi si mjaft të rëndësishme edhe sasinë e ushqimit që konsumojmë. Dedja sugjeron sa më pak ushqim dhe sa më cilësor sepse ushqimi i tepërt shkakton disa substanca toksike që quhen nitrite dhe që janë të dëmshme për organizmin.

Sabahete Dedja: 3 rregullat e arta që janë të domodsodshme dhe nuk duhet të harrohen kurrë: distancimi social, mbyllja në shtëpi për këdo qe nuk ka punë për të dalë, të dalin vetëm ato që kanë vërtet urgjencë, si policia, shëndetësisa dhe disa punonjës të tjerë. Sa të jetë e mundur higjenizimi brenda shtëpisë në maksimum, thuhet që mundet të bëhet sipërfaqja dhe gjithë këto objektet deri në dy herë në ditë, larja dhe dezinfektim. Por do ju bëja dhe një thirrje në lidhje me objektet që përdorni, dezifektojini sa më shumë, dhe frutat dhe zarzavatet.

Rudina Magjistari: Pra t’i lajmë me ujë dhe sapun?

Sabahete Dedja: Mundësisht ato që lahen me ujë dhe sapun.

Rudina Magjistari: Po me sodë?

Sabahete Dedja: Po edhe me sodë se një pjesë e tyre. Dhe do të tërhiqja dhe në një gjë fare të fundit, është parë që organizmi në këto raste prodhon nitrite. Nitritet janë disa substanca toksike për organizmin, ushqimi i tepërt, ngrënia e shumë ushqimeve mos kujtoni se ju bën mirë. Madje ushqimi më pak, do ju bënte shumë më mirë për organizmin, ushqim të paktë dhe cilësor, jo sasi të madhe. Nitritet që prodhohen janë të dëmshme për organizmin. Nga ana tjetër do ju thoja sa herë t’ju shkojë mendja për t’ju ushqyer merrni një gotë ujë, para se të hani në mënyrë të tillë që stomaku ta mbushë sa më shumë volumin. Të pimë ujë që mos na shkojë shumë mendje tek e ngrëna./tvklan.al