Në rubrikën e përjavshme “Hitparade i absurdit”, emisioni “Stop” në Tv Klan ka komentuar disa video që janë shfaqur në studio.

Në rastin e parë kemi të bëjmë me një mjeke e cila është filmuar nga kamera e fshehtë duke i marrë para një pacienteje. Ky rast ka ndodhur në Shkodër.

Në videon e dytë janë komentuar dy standardet e policisë bashkiake të kryeqytetit kur vendos gjoba.

Në një tjetër video, në Korçë është montuar një tabelë test, që lexon se ka dalë lotaria amerikane.

Një video tjetër tregon sesi shkulen mimozat në qendër të Tiranës, ndërsa në një zonë tjetër i kanë marrë masat, duke vënë një tabelë “mos këput mimozat”.

/tvklan.al