Këtë të hënë në emisionin “Aldo Morning Show”, në Tv Klan, ka qenë e ftuar mjekja okuliste, Nora Burda, e cila na tregoi disa nga ushqimet që kanë efekte pozitive tek sytë.

Sipas saj, për sytë rekomandohet çdo gjë që del nga toka, por edhe frutat e thata. Gjithashtu, ajo shprehet se frutat e thata, duhet të përdoren nga moshat 50-60 vjeçare, pasi këta të fundit kanë një risk më të lartë që të zhvillojnë një patologji okulare të retinës.

Nora Burda: Është mirë që për sytë të rekomandohen këto frutat e thata. Janë oksidantë okularë, siç të bëjnë mirë për tërë trupin, të bëjnë mirë, por në moshat pak të rritura, le të themi, 50-60 vjeç, që kanë një farë risku që të fillojnë këto patologjitë okulare të retinës. Është mirë, që nëse ne bëjmë një dietë të shëndetshme, duke filluar nga mosha 50 vjeç, të hamë fruta të thata, bajame, lajthi, që të bëjnë edhe mirë për tensionin, sepse shkrijnë sasinë e yndyrave, ulin kolosterolin. Ose, manaferra, qershi, çdo gjë që del nga toka, frutë, perim dhe është ngjyrë të errët, panxhari për shembull, lakra e kuqe, janë shumë të mira dhe për sytë. Janë goxha të mira sepse kanë efekte antioksidantë për syrin. /tvklan.al