Në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan është diskutuar për sëmundjet e zemrës. Të ftuar kanë qenë kardiologia Daniela Teferiçi dhe nutricionistja Albana Daka, ku kanë dhënë informacione tepër të vlefshme për shëndetin e zemrës suaj.

Kardiologia Daniela Teferiçi ka listuar disa nga simptomat që paralajmërojnë goditjen në zemër dhe në asnjë mënyrë të mos neglizhohen.

Daniela Teferiçi: Simptoma kryesore është dhimbja. Dhimbje e cila të prish cilësinë e jetës. Kryesori një njerëzit prapë nuk e vlerësojnë si duhet, është dhimbja e gjoksit kur ti hipën mbi biçikletë, kur ngjit shkallët. Në fazat më të avancuara të sëmundjes, pra një bllokim më i madh i enës së gjakut, ty të shfaqet kjo dhimbje edhe duke ndenjur. Ose një tipar kryesor është kur ti del në të ftohtë.

Në të ftohtë zemra punon më fort, kështu që kërkon më shumë oksigjen dhe aty shfaqet simptoma. Të gjitha situatat që rrisin konsumin e oksigjenit siç është sforcimi fizik, aty del më në pah sëmundja. Simptoma kryesore mund të kesh rritje të tensionit, dhimbja shpesh herë shoqërohet sepse është një stres për organizmin, rritet tensioni, ke rrahje të çrregullta të zemrës.

Diabetikët nuk e kanë me dhimbje, nuk e kanë shumë të shprehur dhimbjen, e kanë me marrje fryme. Simptoma kryesore është marrja e frymës. Një marrje fryme që nuk e kanë patur më para. Gjithmonë të jep një sinjal dhe ky sinjal duhet vlerësuar.

Katarina Trungu: Më pas kjo përkeqësohet me kalimin e kohës dhe vjen një moment që quhet fatal apo është diçka që me ndihmën e mjekut mund të korrigjohet?

Daniela Teferiçi: Me ndihmën e mjekut mund të diagnostikohet në kohë. Duke u diagnostikuar në kohë ti do shkosh në spital, do shtrohesh, do bësh ekzaminimet të cilat venë në dukje dhe trajtojnë ngushtimin e enës së gjakut.  Nëse të shfaqet dhe nuk shkon tek mjeku, situata më me fat është që do të fillojë në sforcime më të vogla. /tvklan.al